LDK-ja e para në zgjedhjet e reja? – Zemaj i bindur
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se LDK mund të dalë subjekti i parë politik nëse mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Zemaj tha se partia e tij tashmë ka performancë të mirë dhe po punon për të fituar zgjedhjet. “Unë s’mund të paragjykoj, por ne punojmë për zgjedhjet e jashtëzakonshme që…
Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se LDK mund të dalë subjekti i parë politik nëse mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Zemaj tha se partia e tij tashmë ka performancë të mirë dhe po punon për të fituar zgjedhjet.
“Unë s’mund të paragjykoj, por ne punojmë për zgjedhjet e jashtëzakonshme që t’i fitojmë. Jemi duke punuar dhe kemi performancë të mirë”, u shpreh ai në klankosova.
I pyetur nga moderatori Fidan Jupolli nëse LDK ka gjasa reale të dalë e para, Zemaj u përgjigj “Sigurisht”.
“Sigurisht”!
Kemi rezultat të mirë në zgjedhjet lokale dhe partia në çdo komunë ka më shumë vota sesa në zgjedhjet e kaluara. Do të angazhohemi që t’i fitojmë zgjedhjet”.