Lautaro Martinez konfirmon se nuk do të largohet nga Interi

Lautaro Martinez ka dhënë disa shpjegime lidhur me të ardhmen e tij.

Sport

03/07/2022 21:01

Ylli argjentinas tash e disa kohë lidhet me një largim të mundshëm nga Inter, por duket se planet e tij janë ndryshe.

Lojtari ka konfirmuar së fundmi se do të qëndrojë te skuadra e Inter.

“Është pothuajse koha, tjetër vit së bashku”, ka shkruar Lautaro në ‘Instagram’, transmeton lajmi.net.

Ky koment i tij u bë në një postim të skuadrës së Inter.

Lautaro ka shënuar 25 gola në 48 paraqitje me skuadrën e Inter sezonin e kaluar. Kurse, në 133 ndeshje që nga viti 2018, Lautaro ka 58 gola. /Lajmi.net/