“Lautaro është ‘9’-shi ideal për Messin”

Emri i Lautaro Martinez vazhdon të lidhet me Barcelonën.

Sport

03/04/2020 09:46

Është tani psikologu i Racing, skuadrës së parë të Martinez, që thotë fjalë të mëdha për argjentinasin.

Fabio Radaelli thotë se ka mbetur i befasuar pas testit që i kishte bërë Martinez kur erdhi te Racing, dhe thotë se do të ishte një lojtar ideal për lojën e Messit.

“Unë nuk e di se si luan ky djalë, por ai bëri një nga provat më të mira psikologjike në historinë e ekipit Racing”, ishin fjalët e para të Radellit, kur Martinez iu nënshtrua testimit të tij si fëmijë, shkruan MD, përcjell lajmi.net.

Në një intervistë për mediumin spanjoll, Radelli e sheh Lautaron si lojtar shumë inteligjent dhe të përshtatshëm për Messin.

“Sigurisht që Lautaro mund të jetë një ‘9’ i shkëlqyer për Messin. Karakteristikat e tij përshtaten në mënyrë të përkryer për lojën e Leos. Brenda zonës, ai është i ngjashëm me Suarez”, ka deklaruar ai./Lajmi.net/