Laura Fazliu në finale të Grand Prix Upper Austria

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar një vend në finale të turneut ndërkombëtar Grand Prix Upper Austria, pas një serie fitoresh bindëse gjatë garës. Fazliu ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa në xhiron e dytë arriti fitore me Ippon ndaj garueses nga Sllovenia, Leila Mazouzi, transmeton lajmi.net. Në çerekfinale, xhudistja nga Kosova triumfoi…

Sport

07/03/2026 14:52

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar një vend në finale të turneut ndërkombëtar Grand Prix Upper Austria, pas një serie fitoresh bindëse gjatë garës.

Fazliu ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa në xhiron e dytë arriti fitore me Ippon ndaj garueses nga Sllovenia, Leila Mazouzi, transmeton lajmi.net.

Në çerekfinale, xhudistja nga Kosova triumfoi ndaj kroates Nina Cvjetko me Wazaari, duke siguruar kalimin në gjysmëfinale.

Ajo vazhdoi formën e mirë edhe në gjysmëfinale, ku e mposhti me Ippon xhudisten gjermane Sara-Joy Bauer.

Në finalen e turneut, Fazliu do të përballet me kampionen braziliane Rafaela Silva./lajmi.net/