Largohet Shaqiri?
Ish reprezentuesi i Zvicrës, Kubilay Türkyilmaz i ka bërë thirrje selektorit Vladimir Petkovic ta largojë Xherdan Shaqirin nga formacioni bazë në “Euro 2016”.
Sport
Xherdan Shaqiri është duke kaluar momentet më të këqija te përfaqësuesja e Zvicrës, që prej debutimit në vitin 2010.
Ai ka bërë dy paraqitje të zbehta kundër Shqipërisë dhe Rumanisë në kuadër të Grupit A në “Euro 2016”.
Dhe, kanë filluar thirrjet për largimin e tij nga formacioni bazë.
Pas sondazhit në “Blick”, tani ish reprezentuesi i Zvicrës, Kubilay Türkyilmaz i ka bërë thirrje selektorit Vladimir Petkovic ta largojë atë nga formacioni bazë në “Euro 2016”.
“Do ta zëvendësoja Embolon me Shqairin, i cili ka qenë zhgënjimi i turneut. Ai po luan vetëm me 30 prind të kapacitetit të tij.’”, ka shkruar Türkyilmaz në kolumnen e rregullt për Blick, përcjell “Lajmi.net”.
“Shpresoj që trajneri Vladimir Petkovic të ketë guximin ta bëjë këtë zëvendësim. Ky nuk do të ishte një ndëshkim, por në këtë mënyrë ai mund ti mbushë bateritë e tij psikologjike”, ka shtuar ai.