41 deputetë përgatitin projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, Rama: Nëse nuk shpërndahet Kuvendi, e procedojmë

Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama ka njoftuar se ai dhe 40 deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme institucionale për inicimin dhe miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së. Ai ka njoftuar se projektligji është përgatitur dhe kompletuar me të gjithë dokumentacionin përkatës, por…

Lajme

27/04/2026 10:46

Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama ka njoftuar se ai dhe 40 deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme institucionale për inicimin dhe miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Ai ka njoftuar se projektligji është përgatitur dhe kompletuar me të gjithë dokumentacionin përkatës, por nuk kanë mundur ta procedojnë për shkak të paqartësive lidhur me mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit.

“Jemi në pritje të zhvillimeve të mëtejshme për të vepruar në përputhje me situatën institucionale. Në rast se Kuvendi nuk shpërndahet, projektligji do të procedohet pa vonesë, pasi jemi të bindur se lufta jonë për liri dhe vlerat që ajo përfaqëson meritojnë të mbrohen dhe të institucionalizohen përmes ligjit”, ka shkruar Rama.

Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë deputetët që kanë mbështetur këtë nismë të rëndësishme legjislative. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: