Largimi nga Reali duket i pashmangshëm, Isco zgjedh skuadrën e re

Para disa viteve ishte titullar i pazëvendësueshëm, kurse tani qëndron shumicën e ndeshjeve në stol.

Sport

29/12/2020 17:27

Mesfushori i Real Madridit, Isco është i hapur për largimin dhe ka vendosur t’i bashkohet rivalit, Sevilla, transmeton lajmi.net.

Spanjolli nuk është duke gjetur vetën në planet e Zidane dhe ka kërkuar largimin qysh në janar, por klubi madrilen dëshiron ta mbajë në skuadër se paku deri në qershor.

28-vjeçari shkaku i lëndimeve dështoi edicionin e kaluar dhe këtë sezon nuk është duke bindur Zidanen, që preferon që mesfusha të ndërtohet nga Casemiro, Kroos dhe Modric.

Tashmë Isco ka vendosur t’i bashkohet Sevillas, derisa kartoni thuhet se do iu kushtojë rreth 15 deri në 20 milionë euro.

Nga ana tjetër, Reali gjithashtu e ka gjetur pasuesin dhe thuhet se është ylli i Napolit, Fabian Ruiz./Lajmi.net/