Largimi i Busquets nga Barcelona, reagon edhe Lionel Messi
Sergio Busquets njoftoi të mërkurën se ka vendosur të largohet pas 18 vjetësh nga Barcelona në fund të sezonit, pasi t’i skadojë kontrata aktuale. Busquets konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë që ka kaluar në radhët e Barcelonës dhe Lionel Messi, ka shfrytëzuar rastin për të nderuar mikun dhe ish-bashkëlojtarin e tij. Në…
Sport
Sergio Busquets njoftoi të mërkurën se ka vendosur të largohet pas 18 vjetësh nga Barcelona në fund të sezonit, pasi t’i skadojë kontrata aktuale.
Busquets konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë që ka kaluar në radhët e Barcelonës dhe Lionel Messi, ka shfrytëzuar rastin për të nderuar mikun dhe ish-bashkëlojtarin e tij.
Në një postim në Instagram, Messi është shprehur plot vlerësim për kontributin që Busquets kishte dhënë te Barcelona.
“Në fushë gjithmonë me 5, por në realitet, si lojtar dhe si person, je një 10. Ju uroj më të mirën në fazën tuaj të re dhe në çdo gjë, si ju dhe familjen tuaj.
“Faleminderit për gjithçka në fushë dhe jashtë saj, ka pasur kaq shumë momente që kemi kaluar së bashku, shumë të mira dhe disa të ndërlikuara. Ata do të mbeten përgjithmonë”, shkroi Messi në Instagram.
View this post on Instagram
Kishte raportime se rinovimi i Busquets në Barcelonë do të varej nga ribashkimi i Messit në klub këtë verë.
Megjithatë, duket se i pari ka vendosur të mos presë për të parë nëse kjo do të realizohet.
Messi ende mund t’i bashkohet Barcelonës këtë verë, por nëse e bën, ai nuk do të luajë përkrah Busquets./Lajmi.net/