Laporta: Xavi dëshiron më shumë përforcime

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur nëse do të bëjë më transferime ekipi i tij. Këtë merkato deri tani, Barca është ekipi që ka bërë më së shumti përforcime. Ata kanë siguruar shërbimet e Lewandowskit, Kounde, Christensen, Raphinha dhe Kessie, por duket se nuk do të ndalen me aq. Është presidenti i ekipit që…

Sport

01/08/2022 14:49

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur nëse do të bëjë më transferime ekipi i tij.

Këtë merkato deri tani, Barca është ekipi që ka bërë më së shumti përforcime.

Ata kanë siguruar shërbimet e Lewandowskit, Kounde, Christensen, Raphinha dhe Kessie, por duket se nuk do të ndalen me aq.

Është presidenti i ekipit që e konfirmon se trajneri i tyre, Xavi Hernandez dëshiron përforcime të tjera.

“Tani jemi të fokusuar në regjistrimin e lojtarëve që kemi nënshkruar dhe të zgjidhim të ardhmen e lojtarëve që nuk janë në plane. Pas kësaj do të shohim se çfarë mund të bëjmë.

Xavi dëshiron më shumë përforcime”, tha Laporta, transmeton lajmi.net.

Barcelona së fundmi thuhet se janë të lidhur me nënshkrimet e mundshme të Bernardo Silvas, Marcos Alonsos dhe Cesar Azpilicuetas.

Mbetet të shihet a do arrijnë të mbyllin edhe ato tri përforcimet e dëshiruara./Lajmi.net/