Land Rover Dicsovery Sport 2019 bëhet me hibrid

Land Rover tashmë po punon në ridizajnimin e Discovery Sport, pesë vjet pas debutimit të gjeneratës aktuale.

Auto & Tek

30/07/2018 20:01

Përveç freskimit të pamjes, SUV do të bëhet edhe me platformë të modifikuar, të cilën do ta avancojë komfori, hapësira për bagazh dhe do të mundësohet vendi për paketimin e baterisë.

Bateritë do të instalohen nën dysheme, në mënyrë që të mos ndikojnë në komoditetin dhe manovrimin e automjetit, pasi ato furnizojnë motorin elektrik me energji.

Motori elektrik do të çiftëzohet me një agregat të ri tre cilindrik, andaj versioni hibrid i Discovery Sports emeton rreth 45 g/km CO, i cili do të mundësojë që ky model të përmbushë kërkesat e një prove të re të shkarkimeve të WLTB për gazrat e dëmshme.

Nuk ka asnjë informatë nëse Land Rover do të përdorë gjenerator motori ose turbombushës të elektrifikuar.