Lamtumirë Man Utd, “L’Equipe” zbulon klubin e ri të Pogbas

Paul Pogba ka vendosur përfundimisht të largohet nga Manchester United.

Sport

06/12/2019 08:09

Paul Pogba do të largohet nga Manchester United. Mesfushori francez ka vendosur që përfundimisht të ndahet nga “Red Devils”, pas përfundimit të këtij sezoni.

E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” raporton se Pogba tashmë ka një destinacion të preferuar dhe ai është Real Madrid, përcjell lajmi.net.

Pogba spekulohet se ka biseduar në lidhje me transferimin e tij në Santiago Bernabeu edhe me trajnerin e “Los Blancos”, Zinedine Zidane.

Ai është duke kaluar një stinor të vështirë të penguar nga lëndimet derisa Manchester United është larg nga pozitat e kreut të tabelës në Premierligë. /Lajmi.net/