Lamtumirë Chelsea, Kante zgjedh ekipin e ri
Paris Saint-Germain ka identifikuar “yllin” e Premier League si objektivin kryesor në merkaton e verës.
Sport
Futbollisti i Chelsea, N’Golo Kante është i preferuar i ekipit francez, duke parë se Thiago Motta do të largohet gjatë merkatos së verës, ndërsa futbollistë si Marco Verratti dhe Adrien Rabiot kanë treguar aftësi të mëdha në ndërtimin e aksioneve, por jo në fazën mbrojtëse.
“RMC Sport” ka bërë me dije se drejtuesit e PSG kanë folur me ish-futbollistin e Leicester, i cili në sezonin e kaluar u zgjodh futbollisti më i mirë i sezonit.
Gjithsesi, Chelsea kërkon 100 milionë euro për 27-vjeçarin që nga ana e tij do të qëndronte me kënaqësi në Londër.
Marrëveshja do të arrihej vetëm nëse PSG do të paguajë shifrën e lartpërmendur, që do t’i bënte punë klubit të Chelsea duke parë se arritja në Champions League është thuajse e pamundur.
PSG, pasi shpenzoi 400 milionë euro për të marrë Neymar dhe Mbappe në sezonin e ardhshëm, 100 milionë euro është sakrifica e radhës që përgatitet të bëj për Kante…