Lamtumirë Bayern Munich, Alaba befason me klubin e ri (FOTO)

David Alaba është përforcim i planifikuar i Real Madridit.

Sport

25/08/2016 09:45

David Alaba mund të largohet nga Bayern Munich.

Reprezentuesi austriak është në agjendën e Real Madridit për transferim në Santiago Bernabeu.

Mediat spanjolle raportojnë se “Los Blancos” kanë krijuar një listë me emra të futbollistëve për transferim në klub në të ardhmen, përcjell “Lajmi.net”.

Dhe, në mesin e tyre gjendet edhe emri i Alabas.

Ndryshe, Alaba është një prej futbollistëve kryesorë në ekipin nga Allianz Arena.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.