Lampardi rikthehet në ‘shtëpi’, merr një humbje tjetër në Premier League
Skuadra e Chelseat ka pësuar një tjetër humbje në Premier League, pasi u mposhtën në shtëpi 1 me 2 nga Brightoni në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të. Blutë e Londrës e nisën për mrekulli ndeshjen, ku në minutën e 13’të, ishte Conor Gallagher që realizoi gol të bukur pas asistit nga Mudryk, shkruan…
Sport
Skuadra e Chelseat ka pësuar një tjetër humbje në Premier League, pasi u mposhtën në shtëpi 1 me 2 nga Brightoni në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të.
Blutë e Londrës e nisën për mrekulli ndeshjen, ku në minutën e 13’të, ishte Conor Gallagher që realizoi gol të bukur pas asistit nga Mudryk, shkruan Lajmi.net
Por, në minutën e 42’të, skuadra mysafire barazoi rezultatin me anë të sulmuesit anglez, Danny Welbeck.
WHAT A GOAL BY JULIO ENCISO!!! ?? #CHEBHA
— Reyi (@Reinaldodcg9) April 15, 2023
Në pjesën e dytë, ekipi i De Zerbit ishte më e fortë dhe kërkoi golin disa herë. Kështu në minutën e 70’të, sulmuesi 19-vjeçar, Enciso realizoi golin e javës në Premier League për rezultatin 1 me 2.
Me këtë fitore, Brightoni shkon në kuotën e 49 pikëve në pozitën e 7-të, kurse Chelsea mbetët me 39 pikë në pozitën e 11-të./Lajmi.net/