Lampard nuk garanton për qëndrimin e Gordon – Chelsea “fërkon duart”

Chelsea po has në vështirësi për të nënshkruar me anësorin e Evertonit, Anthony Gordon. Londinezët janë të interesuar për lojtarin që një kohë të gjatë, por ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje pozitive në lidhje me të. Gjithsesi, për t’ua lehtësuar sadopak këtë pritje, mendoi ish-lojtari i tyre, që tani është trajner i Gordon, Frank…

Sport

19/08/2022 15:39

Chelsea po has në vështirësi për të nënshkruar me anësorin e Evertonit, Anthony Gordon.

Londinezët janë të interesuar për lojtarin që një kohë të gjatë, por ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje pozitive në lidhje me të.

Gjithsesi, për t’ua lehtësuar sadopak këtë pritje, mendoi ish-lojtari i tyre, që tani është trajner i Gordon, Frank Lampard

Legjenda angleze tha se e konsideron të rëndësishëm lojtarin dhe ka nevojë për të, mirëpo nuk garanton se do të qëndrojë.

“Ai është lojtari ynë. Anthony ka vlera në këtë skuadër. Është lojtar i rëndësishëm për ne”, tha fillimisht ai.

“E konsideroj një lojtar të madh, por nuk mund të premtoj se ai do të qëndrojë, do të ishte naivitet”, shtoi tutje ai. /Lajmi.net/