Lajme të mira për Liverpoolin para derbit me Cityn

Manchester City mund të jetë pa Ederson për përballjen e së dielës në derbin e Premierligës me Liverpool pasi ai u zëvendësua në pjesën e parë në barazimin 1-1 kundër Atalanta në ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve

Sport

07/11/2019 09:04

Portieri brazilian nuk pati aspak punë në 45 minutat e para, duke mos pranuar asnjë goditje drejt portës.

Ederson doli jashtë zonës së tij për të bërë një pastrim në fund të pjesës, por nuk dukej se kishte ndonjë problem, do të thotë se ishte një surprizë kur u pa Claudio Bravo të ngrohej në pushim dhe të fillonte në 45 minutëshin e dytë, përcjell lajmi.net.

Pep Guardiola konfirmoi se braziliani kishte pësuar një dëmtim por nuk e di nëse do të jetë i gatshëm në ‘Anfield’.

“Nuk e di tani – është një problem i muskujve”, tha Guardiola pas ndeshjes.

“Nuk ishte e madhe por për të shmangur rrezikun. Ai nuk u ndje rehat në minutat e fundit dhe kjo ishte arsyeja pse vendosëm të bëjmë një zëvendësim”, shpjegoi spanjolli. /Lajmi.net/