Lajm i mirë për Realin, tre yjet e formacionit titullarë rikthehen në stërvitje
Real Madridi është duke u përgatitur për ndeshjen e radhës kundër Huescas.
Sport
Pas humbjes befasuese nga Levante, “Los Blancos” synojnë këndelljen, transmeton lajmi.net.
Sipas Diario AS, Sergio Ramos, Lucas Vazquez dhe Dani Carvajal që munguan në ndeshjen e fundit janë rikthyer në stërvitje të plotë.
Të tre kanë pasur probleme me lëndime dhe mungesa e tyre është vërejtur mjaftë shumë.
Mbetet të shihet nëse do jenë titullarë të tre në ndeshjen ndaj Huescas./Lajmi.net/