Lajm i madh për futbollin e vajzave: Superliga e Kosovës transmetohet falas në FIFA+
Një hap i rëndësishëm për zhvillimin dhe promovimin e futbollit të vajzave në Kosovë! Nga kjo fundjavë, në bashkëpunim me FIFA-n, të gjitha ndeshjet e Superligës së vajzave do të transmetohen drejtpërdrejt dhe pa pagesë në platformën zyrtare FIFA+. Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e bëri të ditur këtë lajm të premten, duke e…

Sport
Një hap i rëndësishëm për zhvillimin dhe promovimin e futbollit të vajzave në Kosovë! Nga kjo fundjavë, në bashkëpunim me FIFA-n, të gjitha ndeshjet e Superligës së vajzave do të transmetohen drejtpërdrejt dhe pa pagesë në platformën zyrtare FIFA+.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e bëri të ditur këtë lajm të premten, duke e cilësuar si një arritje të madhe që rrjedh nga përkushtimi i saj për fuqizimin e futbollit të femrave — një ndër shtyllat qendrore të strategjisë së saj zhvillimore, transmeton lajmi.net
“💥 Ndiq ekipin tënd të zemrës, kudo që je, pa pagesë, pa kufij – vetëm me një instalim të aplikacionit FIFA+”, thuhet në njoftim.
Kjo iniciativë do të ofrojë më shumë ekspozim për ligën dhe për vajzat futbolliste, duke i afruar ato më shumë me tifozët, pavarësisht vendndodhjes.
📅 Këto janë ndeshjet e xhiros së parë që do të transmetohen këtë të shtunë:
-
KFF Ulpiana 🆚 KFF Prishtina – ⏰ 16:00
-
KFF Dukagjini 🆚 KFF Mitrovica – ⏰ 16:30
-
KFF Malisheva 🆚 KFF Feronikeli – ⏰ 17:00
Me këtë bashkëpunim me FIFA-n, FFK po vendos standarde të reja për futbollin e vajzave në rajon dhe po krijon mundësi të reja për afirmimin e talenteve të reja në skenën ndërkombëtare./lajmi.net/