Lajm i keq për Realin – Kroos me gjasë mungon ndaj PSG-së

Real Madrid ka marrë një lajm të keq para përballjes së rëndësishme në shtëpi ndaj PSG-së.

Sport

03/03/2022 15:43

Pasi humbën ndeshjen e parë me rezultat minimal 1:0 në “Parkun e Princave”, dy yjet Casemiro dhe Ferland Mendy u ndëshkuan me karton të verdhë dhe do mungojnë në ndeshjen kthyese, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, ky nuk do jetë problemi i vetëm për “Los Blancos” që në këtë takim do jenë edhe pa mesfushorin gjerman, Toni Kroos.

Kroos është lënduar në stërvitje dhe përpos që do mungojë 100 për qind në ndeshjen e nesërme ndaj Real Sociedadit, është edhe në dyshime për takimin ndaj PSG-së.

Mediat spanjolle raportojnë që Kroos do mungojë në ndeshjen ndaj PSG-së, duke e lënë vetëm Dani Ceballos, Luka Modric, Federico Valverde dhe Eduardo Camavinga të gatshëm për këtë takim./Lajmi.net