Lajm i keq për Milanin, humbet për dy muaj lojtarin titullar
Milani do duhet të bëjë pa Fikayo Tomorin në dy muajt e ardhshëm. Nga testet e fundit mjekësore, ka rezultuar se Tomori ka dëmtuar femurin. Prandaj, anglezi do të detyrohet të ndalojë për një periudhë të gjatë, në mënyrë që të rekuperohet. Me pak fjalë, një lajm shumë i keq për Piolin, i cili vuan…
Sport
Milani do duhet të bëjë pa Fikayo Tomorin në dy muajt e ardhshëm.
Nga testet e fundit mjekësore, ka rezultuar se Tomori ka dëmtuar femurin.
Prandaj, anglezi do të detyrohet të ndalojë për një periudhë të gjatë, në mënyrë që të rekuperohet.
Me pak fjalë, një lajm shumë i keq për Piolin, i cili vuan prej dëmtimeve në repartin e mbrojtjes me mungesat e Thiaë dhe Kalulu, ndërsa tashmë edhe të Tomorit.
Sigurisht, edhe pas kësaj mungese të Tomorit, Milani do të synojë të përforcohet në afatin kalimtar të janarit./Lajmi.net/