Lajm i keq për Arsenalin, Partey do humb fillimin e sezonit

Mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey me shumë gjasa do humb nisjen e sezonit 2021/22.

Sport

03/08/2021 17:45

Partey pësoi lëndim në miqësoren parapërgatitëse ndaj Chelseas të dielën e kaluar, transmeton lajmi.net.

Mesfushori i Bregut të Fildishtë pësoi lëndim në gju dhe do takohet me disa specialistë në këtë javë, por sipas ESPN do jetë jashtë fushës për javët e ardhshme.

Kjo do ndikojë që Partey të humb fillimin e sezonit me “Topçinjtë”.

Ndërkohë, çka është më zemëruese është se Partey ende nuk e ka gjetur formën e duhur që prej transferimit nga Atletico Madrid./Lajmi.net/