Lahm: Nuk do na mungoj Kroosi
Kapiteni i Bayern Munich, Philipp Lahm ka thënë se skuadra e tij nuk do ta ndjejë, mungesën e Toni Kroosit i cili u transferua te skuadra e Real Madridit.
Sport
Philipp Lahm është i bindur se skuadra e tij nuk do ta ‘vajtoj’ humbjen e Toni Kroosit, pasi vendi i tij do të zëvendësohet.
“Ne kemi shumë kualitete te kjo skuadër. Është shumë vështirë që ne të dobësohemi”, ka thënë Lahm për Kicker.
“Unë nuk jam duke e ‘vajtuar’ humbjen e Kroosit. Unë jam në Bayern për një kohë të gjatë dhe nuk brengosem për largimin e lojtarëve”.
“Kroos është një njeri i shkëlqyer, mirëpo ne nuk do ta vajtojmë humbjen e tij”, përfundoi kapiteni i skuadrës bavareze.