La Liga i ka dhënë dritën jeshile Barcelonës për të regjistruar Kounde pa shitjen e asnjë lojtari
Jules Kounde pritet të zyrtarizohet së shpejti te Barça. Barcelona do mund të llogaris në shërbimet e qendërmbrojtësit të ri, Jules Kounde. Sipas raportimit të Gerard Romeros, La Liga i ka dhënë dritën jeshile Barçës për të regjistruar Kounden pa shitjen e asnjë lojtari, transmeton lajmi.net. Francezi nuk ka qenë me klubin katalanas pasi nuk…
Sport
Jules Kounde pritet të zyrtarizohet së shpejti te Barça.
Barcelona do mund të llogaris në shërbimet e qendërmbrojtësit të ri, Jules Kounde.
Sipas raportimit të Gerard Romeros, La Liga i ka dhënë dritën jeshile Barçës për të regjistruar Kounden pa shitjen e asnjë lojtari, transmeton lajmi.net.
Francezi nuk ka qenë me klubin katalanas pasi nuk është regjistruar në dy ndeshjet e para.
Andaj, Kounde pritet të jetë me Barçën për ndeshjen e xhiros së tretë, ndaj Real Valladolidit./Lajmi.net/