Ky yll i Italisë ka prejardhje shqiptare

Shumë mund të mos e dinë, por mesfushori i Italisë, Antonio Candreva është me prejardhje shqiptare.

Sport

17/06/2016 16:38

Ai është nipi i poetit nga Kozenca, Carmello Candreva i njohur për veprën e tij “Shpirti i shqiptarit rron”, që përmbushet fort mirë nga titullari i Italisë.

Candreva që tani luan për Lazio, karrierën e ka filluar tek Ternana, ndërsa si majë e karrierës llogaritet koha e tij tek Juventus.

Tek Italia ai ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat me radhë, duke u kthyer në një lojtar me rëndësi për azurët sot.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.