Ky televizion i transmeton ndeshjet e Feronikelit në Ligën e Kampionëve

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka fituar të drejtën për transferimin e ndeshjeve të Feronikelit në Ligën e Kampionëve.

Sport

19/06/2019 18:25

Skuadra nga Drenasi këtë vit do të përfaqësojë Kosovën në Evropë, pasi u shpall kampion në Superligë.

Drejtor i programacionit të sportit në RTK, Blerim Vuniqi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur mes klubit nga Drenasi dhe RTK-së për transmetimet e ndeshjeve të ‘Niklit’ në Evropë.

“Është arritur marrëveshja ndërmjet KF”Feronikeli” me Radio Televizionin e Kosovës,për transmetimin e ndeshjeve në Evropë”, ka shkruar Vuniqi.

Feronikeli sezonin në Ligën e Kampionëve e nis në fazën parakualifikuese që mbahet në Prishtinë, ku takohet me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps./Lajmi.net/