Ky pritet të jetë trajneri i ri i Tottenhamit

Tottenhami raportohet se është afër emërimit të trajnerit të Celtic Ange Postecoglou si trajner të ri. Marrëveshja, sipas gazetarit Fabrizio Romano, është pothuajse e përfunduar pasi raundi i ri i bisedimeve do të zhvillohet në orët në vijim me agjentët e Anges, përcjellë lajmi.net. Takimi do të bëhet javën e ardhshme, dhe nëse gjithçka shkon…

Sport

04/06/2023 20:44

Tottenhami raportohet se është afër emërimit të trajnerit të Celtic Ange Postecoglou si trajner të ri.

Marrëveshja, sipas gazetarit Fabrizio Romano, është pothuajse e përfunduar pasi raundi i ri i bisedimeve do të zhvillohet në orët në vijim me agjentët e Anges, përcjellë lajmi.net.

Takimi do të bëhet javën e ardhshme, dhe nëse gjithçka shkon sipas planit do të diskutohen detajet e fundit dhe marrëveshja do të mbyllet.

Postecoglou bëri punë të shkëlqyer në Celtic dhe ai tani është i vendosur për përvojë të re në Premier Ligë./Lajmi.net/