Ky është zyrtarisht ‘Mustang’-u më i shtrenjtë në botë
Ford Mustang Gt390 u bë vetura më e shtrenjtë e serisë 'Mustang' që është shitur ndonjëherë në janar.
Auto & Tek
Por, javën e kaluar, një Mustang Shelby GT350R e tejkaloi këtë shumë, duke u shitur për 3.5 milionë dollarë, shkruan Car Buzz, transmeton lajmi.net.
I njohur si “Mustangu Flutures”, Ford Mustang Shelby GT350R i vitit 1965 është pa dyshim ndër më të rëndësishmit në historinë e firmës.
Makina e restauruar më 2014-ën, u paraqit në ankandin Amelia Island Concours për të festuar 50 vjetorin e Mustang dhe zëri vend në histori. /Lajmi.net/