Ky është vendi më i pafe në Evropë

Asnjë nga islandezët e rinj nuk besojnë se Zoti krijoi tokën, kjo sipas një studimi të tanishëm.

Fun

18/06/2016 09:44

Gati 90 për qind e islandezëve kanë qenë njerëz religjioz vetëm 20 vjetët e mëparshme. Sot, janë më pak se 50 për qind, shkruan TheIndependent, transmeton lajmi.net.

Me rritjen e numrit të pa besimtarëve, Islanda është e dallueshme nga shumica e pjesës tjetër të botës.

Në fakt, ndërkombëtarisht ata më të rinj se 34 vjeç tentojnë të jenë më shumë religjioz se qytetarët e vjetër, posaçërisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, ku 8 nga 10 persona e konsiderojnë veten të jenë religjioz.

Solveig Anna Boasdottir, profesor në Fakultetin e Studimeve Teologjike dhe Fetare në Universitetin e Islandës, ra dakord se përparimi shkencor kishte ndryshuar qëndrimet fetare në vend.

Megjithatë, ajo tha se rreth 40 për qind e brezit të ri të vendit ende e konsiderojnë veten të krishterë – edhe pse asnjëri prej tyre nuk besojnë se Zoti krijoi Tokën./lajmi.net