Ky është vendi ku janë femrat dhe meshkujt më të gjatë në botë

Kur vie puna tek gjatësia, burrat holandez dhe gratë letoneze prijnë karshi nacionaliteteve të tjera, bën të ditur studimi.

Fun

26/07/2016 12:33

Sipas po të njëjtit studim, një mashkull holandez është i gjatë 183 cm, ndërsa gjatësia e një gruaje letoneze arrin deri në 170 cm. Ky hulumtim i publikuar në revistën Elife është kryer në 187 vende që nga viti 1914.

Ndërsa në Britani, mesatarja e gjatësisë tek meshkujt është 178, ndërsa tek femrat 164.

Sipas studimit, amerikanët kanë qenë në mesin e popujve më të gjatë, ku në vitin 1914, meshkujt amerikan kanë qenë të tretë më të gjatë në botë, ndërsa femrat të katërtat. Por, sot meshkujt gjenden në vendin e 37 –të ndërsa femrat gjenden në vendin e 42-të.

Meshkujt më të vogël të planetit gjenden në Timorin Lindor, ndërsa gratë më të vogla të botës gjenden në Guatemala.