Ky është reagimi i Zidanes pas fitores 31 – 0 të Real Madridit U9

Gjatë vikendit skuadra U9 e Real Madridit mposhti Villaverde San Andres, me rezultat të 'çmendur' 31 - 0.

Sport

15/12/2020 13:39

Ky rezultat është tejet i thellë, andaj trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane ka reaguar duke kërkuar nga lojtarët të mos e përsërisin prapë dhe të kenë respekt për kundërshtarët, transmeton lajmi.net.

“Lojtarët janë aty dhe mund të luajnë, por fatkeqësisht mund të ndodh në fushë”.

“Është e shëmtuar të pranosh 31 gola, por është garë kur trajneri nuk mund të thotë mos sulmoni”.

“Varet nga federata. Në basketboll kur je plus 50 pikë, ndeshja ndalon, duhet të shikosh për zgjedhje”, tha ai.

Ndërkohë, kujtojmë se Reali sonte (e martë) do përballet me Athletic Bilbaon./Lajmi.net/