Ushtari bën propozimin e pazakontë për martesë, përdor tanket për të formuar zemrën

Ky është propozimi më i bukur i bërë nga një ushtarë rus.

Fun

15/02/2020 13:35

Një ushtar në Rusi, e ka shfrytëzuar ditën e të dashuruarve për ti propozuar të dashurës për martesë.

Por, propozimi që ka bërë ushtari rus ka qenë i pazakontë. Ai i ka propozuar të dashurës martesë, duke i përdorur tanket, transmeton Gazeta Express.

Në pamjet e publikuara nga Ministria e Mbrojtjes, 16 tanke rrethojnë çiftin në formë zemre gjersa bën propozimin.