Ky është plani i Barcës për transferimin e Martinez

Barcelona thuhet se nuk dëshiron të paguajë klauzolën prej 111 milionë euro për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, por dëshiron një marrëveshje duke përfshirë numër të caktuar të lojtarëve.

Sport

18/04/2020 12:22

Gjigantët e Camp Nou janë prekur jo pak nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi, dhe për këtë, kanë vendosur të ulin pagat e lojtarëve deri në 70 për qind.

Kjo krizë, ka bërë që Barcelona të kuptoi se nuk janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e Martinez.

Por, Mundo Deportivo raporton se Barcelona mund të ofrojë disa lojtarë, me shpresën që me Interin të arrijë marrëveshje për 22 vjeçarin, përcjell lajmi.net.

Martiez, që është vlerësuar shumë për sezonin e kaluar tek Inter, nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën që një ditë të vesh fanellën e Barcelonës, dhe të luaj përkrah Lionel Messit./Lajmi.net/