Ky do të jetë zëvendësuesi i Pochettinos te Tottenham

Tottenham Hotspur befasoi me njoftimin e lëshuar pak orë më parë.

Sport

19/11/2019 22:08

Klubi londinez përmes një komunikate njoftoi se ka shkarkuar nga detyra trajnerin Mauricio Pochettinho.

Ky i fundit ishte në krye të klubit për pesë vite, por pa arritur të fitonte ndonjë trofe edhe pse arriti në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar përcjell lajmi.net.

Tani, gazetari i njohur i sportit Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Spurs po konsiderojnë që Jose Mourinho të jetë pasuesi i ish-trajnerit të Southampton.

Tekniku portugez është i hapur për bisedime dhe presidenti Daniel Levy do të vendosë brenda disa orëve rreth kësaj çështje. /Lajmi.net/