Ky do të jetë moti për javën e ardhshme

Java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Parashihen reshje shiu të shoqëruar me vetëtima dhe bubullima. Sipas Institutit Hidrometrologjik të Kosovës, fushat termike parashihet një rënie graduale e temperaturave. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperendimi, me intensitet të dobët deri mesatar, ndërsa lokalisht mund të jetë edhe e fortë.…

Lajme

14/09/2025 22:43

Java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Parashihen reshje shiu të shoqëruar me vetëtima dhe bubullima.

Sipas Institutit Hidrometrologjik të Kosovës, fushat termike parashihet një rënie graduale e temperaturave.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperendimi, me intensitet të dobët deri mesatar, ndërsa lokalisht mund të jetë edhe e fortë.

Të hënën, moti do të jetë me diell dhe vranesira të çrregullta. Vranesirat gjatë ditës parashihen të shoqerohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, temperaturat minimale: 14 – 18°C, temperaturat maksimale: 25-27

Të marten moti po ashtu do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona të kufizuara parashihen riga shiu. Temperaturat minimale: 12 – 15°C, temperaturat maksimale: 25-30°C

Edhe të mërkurën moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Sipas Institutit Hidrometrologjik, temperaturat minimale do të jenë 10– 13°C, temperaturat maksimale: 29-32°C

Të enjten moti kryesisht do të jetë me diell, temperaturat minimale: 11– 15°C, temperaturat maksimale: 29-33°C.

Dhe të premten moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë parashihen të dendesohen duke krijuar kushte që vende-vende të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale: 13-17°C, temperaturat maksimale: 29-33C.