Ky burrë është shpallur jozyrtarisht kampion për sasinë e ngrënë të Jaffa Cake

Një burrë është kurorëzuar si kampion – edhe pse jozyrtarisht – duke ngrënë Jaffa Cake, pasi “shkatërroi” 36 nga ushqimet me çokollatë frutash në vetëm tre minuta.

Fun

02/03/2020 21:42

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Stu Hayler, 39 vjeç, mori pjesë në garën, të mbajtur në County Durham.

Ngjarja e së premtes ishte – mbase çuditërisht – ngjarja e parë e këtij lloji që u organizua ndonjëherë, dhe ajo arriti të tërheqë pjesëmarrës edhe nga vende larg nga ku u zhvilluar gara.

Siç bëhet e ditur, Stu u largua me një çmim të hollash si shpërblimi i tij për të “gllabëruar” 1.600 kalori gjatë tre minutave.