“Ky aktgjykim shqiptohet publikisht në emer të popullit të Kosovës” gjyqtari Smith në prani të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Në seancën që po zhvillohet në Hagë u tha se aktgjykimi në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shqiptohet publikisht, në emër të popullit të Kosovës. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith u shpreh se shqiptimi i aktgjykimit po bëhet në prani të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup…

Lajme

16/09/2026 10:28

Në seancën që po zhvillohet në Hagë u tha se aktgjykimi në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shqiptohet publikisht, në emër të popullit të Kosovës.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith u shpreh se shqiptimi i aktgjykimit po bëhet në prani të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Seanca po ndiqet me vëmendje të madhe, ndërsa vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të përcaktojë epilogun e procesit gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

“Ky aktgjykim shqiptohet publikisht në emer të popullit të Kosovës dhe në prani të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe të Jakup Krasniqit”, deklaroi Smith.