Kuvendi i Shqipërisë e miratoi me 113 vota pro ratifikimin e marrëveshjes së pranimit në Bordin e Paqes

Parlamenti shqiptar miratoi këtë të enjte me 113 vota pro, një abstenim dhe zero kundër ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, e përfaqësuar nga kryeministri Rama, në Bordin e Paqes. Deputeti që abstenoi ishte deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muci, ndërsa amendamenti i opozitës për të hequr emrin e Edi Ramës nga…

Lajme

22/01/2026 15:51

Parlamenti shqiptar miratoi këtë të enjte me 113 vota pro, një abstenim dhe zero kundër ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, e përfaqësuar nga kryeministri Rama, në Bordin e Paqes.

Deputeti që abstenoi ishte deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muci, ndërsa amendamenti i opozitës për të hequr emrin e Edi Ramës nga titulli i projektligjit u rrëzua me 79 kundër, 30 pro dhe 0 abstenime.

Po ashtu, deputetët miratuan nen për nen aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me 110 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenime.

Kujtojmë se më herët Presidenti Bajram Begaj autorizoi kryeministrin Rama për të nënshkruar marrëveshjen e Bordit të Paqes, nismë e ndërmarrë nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump./Euronewsalbania/