Kuvendi i LDK-së mbyllet për media, 328 delegatë të pranishëm në votimin për Abdixhikun

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbyllur për media pas përfundimit të fjalimit të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku. Në këtë Kuvend pritet të zhvillohet votimi për kërkesën për shkarkimin e Abdixhikut nga posti i kryetarit të LDK-së, transmeton lajmi.net. Nga gjithsej 355 delegatë sa numëron LDK-ja, në sallë janë të pranishëm…

Lajme

30/07/2026 19:29

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbyllur për media pas përfundimit të fjalimit të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Në këtë Kuvend pritet të zhvillohet votimi për kërkesën për shkarkimin e Abdixhikut nga posti i kryetarit të LDK-së, transmeton lajmi.net.

Nga gjithsej 355 delegatë sa numëron LDK-ja, në sallë janë të pranishëm 328 delegatë, çka e bën këtë një nga Kuvendet me pjesëmarrjen më të lartë të viteve të fundit.

Krahasuar me Kuvendin e Jashtëzakonshëm të mbajtur më 31 janar, kur tentativa për shkarkimin e Abdixhikut dështoi dhe morën pjesë 303 delegatë, kësaj radhe pjesëmarrja është më e madhe.

Pas fjalimit të Abdixhikut, mediat janë larguar nga salla, ndërsa punimet e Kuvendit po vazhdojnë me dyer të mbyllura. Delegatët pritet të votojnë për nismën që synon shkarkimin e kryetarit të LDK-së./lajmi.net/