Kutia e votimit vendoset në sallë, Komisioni për Legjislacion verifikon kandidatët Konjufca e Mulhaxha

Kutia e votimit  tashmë është dërguar në sallën e Kuvendit të Kosovës ku pritet të zhvillohet procedura e votimit për zgjedhjen e Presidentit. Të nominuar për këtë post janë dy kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku. Pas kësaj, deputeti i Vetëvendosjes Vigan Qorolli njoftoi se kandidatët kanë plotësuar kushtet për të vazhduar…

Lajme

05/03/2026 23:04

Kutia e votimit  tashmë është dërguar në sallën e Kuvendit të Kosovës ku pritet të zhvillohet procedura e votimit për zgjedhjen e Presidentit.

Të nominuar për këtë post janë dy kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku.

Pas kësaj, deputeti i Vetëvendosjes Vigan Qorolli njoftoi se kandidatët kanë plotësuar kushtet për të vazhduar në garën për President.

“Komisioni për Legjislacion ka shqyrtuar dokumentacionin e të nominuarve për President të Kosovës në lidhje me rishikimin e kushteve të parapara për tu zgjedhur president i Kosovës.Komisioni pas shqyrtimit të dokumentacionit konstaton se kandidatët e nominuar për president i plotësojnë kushtet e parapara dhe mund të procedohet me votimin e kandidatëve të Kosovës”, deklaroi deputeti Vigan Qorolli./Lajmi.net/