Të Infektuar: 68.351

Të Shëruar: 59.438

Të Vdekur: 1.592

Kushton rreth 4 milionë dollarë, këtë jaht Lamborghini mund ta blejnë vetëm 60 persona

23:20 | 23 Shkurt 2021

Tecnomar Lamborghini 63 është një projekt i përbashkët midis Automobili Lamborghini dhe kompanisë së jahteve The Italian Sea Group.

Sipas një njoftimi për shtyp të kompanisë, jahti i frymëzuar nga hiper makina Lamborghini Sián FKP 37, është emëruar për vitin e themelimit të Lamborghini 1963 dhe do të jenë pikërisht 63 persona që do të kenë mundësi ta blejnë.

Ai peshon 24 tonë dhe është i gjatë rreth 20 metra. Ndërsa mundësohet nga dy motorë V12, secili duke bërë 2,000 kuaj fuqi. Jahti ka një çmim prej 3 milionë eurove, ose afërsisht 3.4 milion dollarë. /abcnews.al