Vodhi 19 euro, arrestohet burri – rasti cilësohet “vjedhje e rëndë”
Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka kryer vjedhje në 2 lokale të ndryshme. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 nëntor, rreth orës 03:46. I dyshuari kishte depërtuar me forcë në të dyja lokalet, nga ku kishte vjedhur 19 euro, si dhe disa pije alkoolike…
Lajme
Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka kryer vjedhje në 2 lokale të ndryshme.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 nëntor, rreth orës 03:46.
I dyshuari kishte depërtuar me forcë në të dyja lokalet, nga ku kishte vjedhur 19 euro, si dhe disa pije alkoolike dhe joalkoolike.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.