Dyshohet se ushtroi dhu*në ndaj motrës, arrestohet një person në Pejë
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij pas një mosmarrëveshjeje. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 23 nëntor, rreth orës 23:00, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga autoritetet. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas…
Lajme
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 23 nëntor, rreth orës 23:00, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga autoritetet.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e Policisë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente.
“Me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin policor. /Lajmi.net/