Kusari-Lila: S’ka pasur asnjë komunikim me Listën Serbe për pagën minimale, isha në Polici për incizimet e fabrikuara

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila është deklaruar para mediave në lidhje me publikimin e djeshëm të një audio-incizimi ku raportohet për bisedë në mes saj dhe Milan Radojiçiq. Me këtë rast, Kusari-Lila tha se në lidhje me këtë rast ka shkuar në Polici dhe e ka raportuar atë pasi…

Lajme

10/10/2024 11:22

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila është deklaruar para mediave në lidhje me publikimin e djeshëm të një audio-incizimi ku raportohet për bisedë në mes saj dhe Milan Radojiçiq.

Me këtë rast, Kusari-Lila tha se në lidhje me këtë rast ka shkuar në Polici dhe e ka raportuar atë pasi sipas saj duhet të bëhet ekspertizë e të hetohet se sipas saj është “montuar” biseda.

“Po për këtë kam shkuar në Polici dhe kërkoj ekspertizë për atë material që është publiku, për shkak se nuk ka ndodhur”, tha ajo, transmeton lajmi.net.

“Asnjë komunikim nuk ka qenë me Listën Serbe për pagën minimale. Incizimet e mbrëmshme janë të fabrikuara, për të cilat unë sot kam qenë në Policinë e Kosovës dhe Prokurori deh për këto do t’i bashkëngjitet rastit për kallëzim penal ndaj ish-deputetit Slavko Simiq.Pra një montazh e asaj natyre që tenton të vë në dyshim e në pikëpyetje integritetin dhe personalitetin tim, pozicionim tim dhe të grupit parlamentar të VV-së s’ka qëllim tjetër përpos të shfrytëzojë Listën Serbe ende si faktor politik përkundër se kjo listë prej dy vite e gjysmë asnjë ndikim nuk e ka as në Kuvendin e Kosovës e as në ndonjë instancë tjetër”, deklaroi Kusari-Lila, shkruan lajmi.net.

“Tashmë po mundohen me fabrikime ta sjellin Listën Serbe ta kthejnë në opinion dhe të pastrojnë figurën e Radojicqit dhe Slavko Simiq. Ëstë për keqardhje që Simiq që ka kallëzim penal nga viti i kaluar e po hetohet  i jepet hapësirë e më tepër besim e kredibilitet. Asnjë bisedë paraprake as kërkesë për mbështetja nuk i është bërë Listës Serbe, në të kundërtën janë pyetur pse kanë hy në sallë në momentin kur PDK ka dalë nga salla. Ka qenë dakordim dhe konspiracion i përbashkët për të nxjerrë atë që po nxjerrin me numra. Matematika e thjesht tregon se s’kemi pasur nevojë për atë mbështetje dhe s’kemi kërkuar. Ligji për pagën minimale ka kaluar në korrik 2023, 13 muaj nga largimi Listës Serbe nga Kuvendi i Kosovës. JAnë të gjitha lehtësisht të dokumentuara. Vetëm një bisedë përmes telefonit me insistimin e Slavko Simiq, me kryekriminelin Milan Radojiciq ka ndodhur kur ka insistuar ta  lidhë atë në telefon për çështje të sigurisë për çështjen e energjisë. Asnjë pikë as presje nuk e ndryshoj nga komunikimi dhe nga ajo çfarë kamë thënë vitin e kaluar.Tendenca për të pastruar figurën e Radojiciq në media tona është për keqardhje të madhe. Ai është larguar nga ky vend edhe është në ndjekje të listës serbe. E sot të besohet se ai personalisht mund të ketë shanc të kthehet, ai ose Simiq ose Lista Serbe është për keqardhje./Lajmi.net/