Aksident i rëndë në Librazhd, vetura bie në greminë 150 metra larg rrugës – pranë saj gjendet një pistoletë
Një veturë e tipit “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë së Prrenjasit, duke përfunduar në një greminë rreth 150 metra larg aksit rrugor. Automjeti, me targa AB178DV, drejtohej nga 22-vjeçari Renis Pajtim Kalnxhi, i cili pas aksidentit është dërguar në Spitalin e Librazhdit për trajtim mjekësor. Sipas…
Lajme
Një veturë e tipit “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë së Prrenjasit, duke përfunduar në një greminë rreth 150 metra larg aksit rrugor.
Automjeti, me targa AB178DV, drejtohej nga 22-vjeçari Renis Pajtim Kalnxhi, i cili pas aksidentit është dërguar në Spitalin e Librazhdit për trajtim mjekësor. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga verifikimet në vendin e ngjarjes nuk janë identifikuar persona të tjerë që mund të kenë qenë në veturë në momentin e aksidentit.
Ndërkohë, pranë automjetit të dëmtuar është gjetur edhe një armë zjarri, e llojit pistoletë, duke shtuar pikëpyetjet rreth rrethanave të ngjarjes.