Nafta shtrenjtohet mbi 2%, arrin nivelin më të lartë në 6 muaj
Çmimet e naftës u rritën mbi 2% në këtë fundjavë, mes shqetësimeve për furnizimet nga Lindja e Mesme. Sipas raportimeve ndërkombëtare, kontratat e naftës brent për dhjetor e mbyllën tregtimin më 30 tetor në 117.64 dollarë për fuçi, duke u rritur për 2.76 dollarë, ose 2.4%. Nafta amerikane ËTI arriti në 104.12 dollarë për fuçi,…
Lajme
Çmimet e naftës u rritën mbi 2% në këtë fundjavë, mes shqetësimeve për furnizimet nga Lindja e Mesme.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, kontratat e naftës brent për dhjetor e mbyllën tregtimin më 30 tetor në 117.64 dollarë për fuçi, duke u rritur për 2.76 dollarë, ose 2.4%. Nafta amerikane ËTI arriti në 104.12 dollarë për fuçi, me rritje prej 2.12 dollarësh, ose 2.08%. Të dy treguesit shënuan nivelet më të larta të mbylljes që nga fundi i prillit.
Kontrata e Brent-it për dhjetor skadoi të premten, ndërsa ajo për janar, e cila tregtohej më aktivisht, u mbyll në 113.43 dollarë për fuçi.
Rritja erdhi pas një sulmi ndaj një anijeje cisternë në Ngushticën e Hormuzit dhe frikës për përshkallëzim të konfliktit me Iranin. Ndërkohë, gjatë tetorit, brent u shtrenjtua për 13.6%, ndërsa WTI për 15.2%.