Kusari-Lila: Lidhjet mes Kosovës dhe Gjermanisë shkojnë përtej marrëdhënieve institucionale

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se mbrëmjen e së martës ka marrë pjesë në një pritje të organizuar me rastin e vizitës zyrtare në Kosovë të Sekretarit Shtetëror për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Landit të Nordrhein-Westfalen, Christian Wiermer. Kusari-Lila ka thënë se gjatë…

Lajme

18/08/2026 23:31

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se mbrëmjen e së martës ka marrë pjesë në një pritje të organizuar me rastin e vizitës zyrtare në Kosovë të Sekretarit Shtetëror për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Landit të Nordrhein-Westfalen, Christian Wiermer.

Kusari-Lila ka thënë se gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin institucional, marrëdhëniet ekonomike dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Ajo ka theksuar rëndësinë e diasporës kosovare në Gjermani, duke e cilësuar atë si një urë të fuqishme mes dy vendeve.

Sipas saj, vetëm në Landin e Nordrhein-Westfalen jetojnë mbi 150 mijë pjesëtarë të mërgatës nga Kosova, të cilët kontribuojnë në forcimin e lidhjeve njerëzore dhe ekonomike, si dhe në investimet dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Këto lidhje të fuqishme janë një bazë e rëndësishme për të ndërtuar edhe më tej partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”, ka shkruar Kusari-Lila.

Postimi i plotë: