Kurti:Do të vazhdojmë punën për jetësimin e Vettingut në përputhje me Kushtetutën

Mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti, në ekspozenë e tij, të cilën po e paraqet para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ndër të tjera, ka folur edhe për fushën e drejtësisë. Për drejtësinë, Kurti tha se do të jetësohet Vettingu, ndërsa Byroja për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të, siç tha…

Lajme

13/09/2026 15:33

Mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti, në ekspozenë e tij, të cilën po e paraqet para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ndër të tjera, ka folur edhe për fushën e drejtësisë.

Për drejtësinë, Kurti tha se do të jetësohet Vettingu, ndërsa Byroja për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të, siç tha ai, godasë ata që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme.

“Do të vazhdojmë punën për jetësimin e Vettingut në përputhje me Kushtetutën. Byroja për Sekuestrimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do ta godasë pasurimin e paligjshëm.”, deklaroi Kurti.