Kurti tregon ofertën për Limajn: Nismës ia ofruam nënkryetarin e Kuvendit dhe dy zëvendësministra
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ndodhet aktualisht në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. Para nisjes së Samitit, Kurti ka zhvilluar një takim me mërgatën shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, ku ndër të tjera ka zbuluar ofertën që i kishte bërë Nismës Socialdemokrate për bashkëqeverisje, në…

Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ndodhet aktualisht në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.
Para nisjes së Samitit, Kurti ka zhvilluar një takim me mërgatën shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, ku ndër të tjera ka zbuluar ofertën që i kishte bërë Nismës Socialdemokrate për bashkëqeverisje, në përpjekje për të siguruar shumicën parlamentare, raporton lajmi.net
Sipas Kurtit, ai ka qenë i gatshëm të ofrojë katër pozita të rëndësishme për Nismën, ndonëse kjo parti ka vetëm tre deputetë në Kuvendin e Kosovës.
“Kam qenë i gatshëm që Nismës të ia jap me tre deputetë, një ministër, nënkryetarin e Kuvendit, po të ishte bërë Albulena Haxhiu kryetare e Parlamentit, Fatmir Limaj do të ishte nënkryetar, sepse duhet kryetari dhe nënkryetari me qenë të gjinive të ndryshme. Paramendojeni këtë situatë ku Haxhiu bëhet kryetare e Kuvendit, Limaj bëhet nënkryetar se i ka pasur pesëfish vota më pak se Haxhiu, e kish marrë një Ministri dhe dy zëvendësministra”, zbuloi Kurti./Lajmi.net/