Kurti thotë se jemi në situatë urgjente për presidentin: 6 deputetët shkelën marrëveshjen dhe zgjedhjet e reja nuk prodhojnë rezultat ndryshe
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, “na ka vënë përpara një situate urgjente për veprim”. Kurti deklaroi se duhet arritur një marrëveshje pasi as nuk është situata për të shkuar në zgjedhje, marrë parasysh edhe situatën…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, “na ka vënë përpara një situate urgjente për veprim”.
Kurti deklaroi se duhet arritur një marrëveshje pasi as nuk është situata për të shkuar në zgjedhje, marrë parasysh edhe situatën e krijuar pas aktgjykimit të Speciales.
Ai ripërsëriti se duhet bashkërendim për përballje me këtë çështje edhe në aspektin diplomatik.
“Aktgjykimi i Kushtetuese, i cili prodhoi një normë të re kushtetuese lidhur me rrjedhjen afateve për zgjedhjen e presidentit, na vë përpara një situate urgjente për veprim. Na vë përpara një situatë urgjente për veprim. Ne kemi një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por e dimë se ajo u shkelë dhe u braktis nga gjashtë deputetë të saj përkundër se ajo kishte bekimin e Kryesisë.Para nesh pos sot kemi edhe 6 ditë të plota për t’i dhënë vendit president ose president e të re. Përveç arritjes së një marrëveshje të re, zgjedhja e presidentit është e mundshme sepse zgjedhjet e reja e me pasoja të rënda janë të shmangshme. Të ulemi bashkë sepse zgjedhjet e reja përpos që do shkaktoheshin sërish s’do ishin zgjedhje për president.Përpos që pa Kuvend, këtë herë do të na linin me paqartësi për ushtrimin e detyrës së presidentes, e Qeveria do mbetej në detyrë”,deklaroi Kurti.
Ai po ashtu citoj pikën e 3-të të deklaratës që o votua me 99 vota për pardje.
“Kuvendi bën thirrje për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore në kuadër të secilës të bashkërendohen veprimet juridike, institucionale dhe diplomatike për mbrojtjen dhe afirmimin e të vërtetës së plotë historike për luftën e drejt për liri dhe çlirim”.
“Qytetarët presin prej ne më shumë përgjegjësi e kanë nevojë për qeveri që zhvillojnë punën e ekonomi që ecën përpara.Kosova s’e ka luksin të humbasë kohë në kriza të panevojshme. S’kemi nevojë të shkojmë më tepër në zgjedhje, pasi me këtë deklaratë kemi hapur një kapitull të ri të bashkërendimit e bashkëveprimit të brendshëm.Kësaj here s’do prodhohej një rezultat ndryshe pro kemi rrethana të reja që kërkojnë përgjegjësi më të madhe shtetërore. Në rrethana të reja shteti duhet që më së paku të kishte mbi qafë kërcënimin për zgjedhje, vendit i duhet stabilitet institucional për marrjen e përgjegjësive e krijimin e një strategjie të përbashkët shtetërore dhe mbrojtjeve juridike e përballjen diplomatike ta kemi të suksesshme e triumfuese nëpër botë”,shtoi ai.
Në fund Kurti tha se “Në mbledhjen e kaluar kemi pasur 26 pika të rendit të ditës, sot i kemi 35 prandaj pa humbur kohë të vazhdojë”./Lajmi.net/