Kurti takoi presidentin amerikan Donald Trump: ShBA-të janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Kosovës
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se ka takuar presidentin amerikan, Donald Trump. Anipse nuk e njoftoi si takim, ai sot bëri të ditur se ka takuar veçse Donald Trump në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. “Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme…
Lajme
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se ka takuar presidentin amerikan, Donald Trump.
Anipse nuk e njoftoi si takim, ai sot bëri të ditur se ka takuar veçse Donald Trump në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump”,deklaroi Kurti.
Ai tha se Trump e falënderoi për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet, transmeton lajmi.net.
Bashkë me të në takim ishte edhe gruaja e kryeministrit Kurti.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës. 🇽🇰🤝🇺🇸”./Lajmi.net/